Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ndërron jetë mjeku dhe profesori i farmaceutikës shqiptare, Gjergji Minga

Shkruar nga Newsbomb
Ndërron jetë mjeku dhe profesori i farmaceutikës shqiptare,
Prof.Dr. Gjergji Minga

Një ndër personalitetet e njohur të mjekësisë shqiptare në fushën e biokimisë dhe një ndër pedagogët më të mirë të Fakultetit të Mjekësisë, Prof.Dr. Gjergji Minga ka ndërruar jetë ditën e djeshme.

Prof.Dr. Gjergji Minga përveç se pedagog i njohur në Fakultetin e Mjekësisë, do të mbahet mend për hulumtimet e shumta shkencore.

Profesori me një kulturë të gjerë dhe studiues i apasionuar, publikoi me dhjetra e dhjetra tekste, libra, artikuj shkencor duke lënë kështu një trashëgimi tejet të çmuara në lëmite që ai hulumtoi.

Ngushëllime ka shprehur edhe ish-kryeministri, doktor Sali Berisha. Përmes një postimi Berisha i shpreh ngushëllimet më të ndjera bashkëshortes, familjes së tij të nderuar, miqve dhe të afërmëve për humbjen e njeriut të tyre të dashur.

Gjithashtu shpreh mirënjohjen e thellë për kontributin e çmuar të Prof. Gjergji Mingaduke thënë se ai jeton dhe do jetojë në veprat e tij dhe memorien e brezave të studentëve qe iu dha mësim, kolegëve, miqve dhe të gjithë atyre që patën fatin e mirë ta njohin nga afër, të bashkëpunojnë dhe gëzojnë miqësinë e tij.

Reagimi i plotë i Berishës:

Homazhe për Prof.Dr. Gjergji Minga.

Të dashur miq, Prof.Dr Gjergji Minga, njëri nga personalitet më të shquara të mjekësisë shqiptare në fushën e biokimisë, pedagogët më të mirënjohur të Fakukltetit të Mjekësisë, hulumtuesi i talentuar shkencor dhe intelektuali patriot dhe eruddit mbylli sytë përgjithmonë.

Gjergji Minga ishte një njeri fisnik, fjalë urtë, mik dhe shok i çmuar, bashkëshort dhe prind shembullor.

Njeri me kulturë të gjerë, studjues i apasionuar, ai publikoi me dhjetra e dhjetra tekste, libra, artikuj shkencor dhe ka lënë kështu një trashëgimi tejet të çmuara në lëmite që ai hulumtoi.

Profesor Gjergji Minga nuk është më, por ai jeton dhe do jetojë në veprat e tij dhe memorjen e brezave të studentëve qe iu dha mësim, kolegëve, miqve dhe të gjithë atyre që patën fatin e mirë ta njohin nga afër, të bashkëpunojnë dhe gëzojnë miqësinë e tij.

Duke shprehur ngushellimet më të ndjera bashkëshortes, familjes së tij të nderuar, miqve dhe të afërmëve për humbjen e njeriut të tyre të dashur, shpreh mirënjohjen time të thellë për kontributin e çmuar të Prof. Gjergji Minga dhe i lutem Zotit që shpirti i tij i mirë të gjejë paqen e amshuar. Amin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese