Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ndarja nga jeta e politikanit Arben Tafaj, homazhet mbahen nesën në Pallatin e Kongreseve

Shkruar nga Newsbomb
Ndarja nga jeta e politikanit Arben Tafaj, homazhet mbahen nesën në
Arben Tafaj

Familja Tafaj ndau mëngjes e sotëm lajmin e trishtë për vdekjen e politikanit dhe qytetarit model Arben Tafaj. Kryetari i Shoqatës Tirana ka qenë në ambientet e shtëpisë së tij kur është rrëzuar aksidentalisht në shkallë dhe ka ndërruar jetë.

Në nderim të figurës së nderuar të komunitetit tiranas, nesër, më 4 dhjetor 2024, do të mbahen homazhe për Arben Tafaj, kryetarin e Shoqatës “Tirana”.

Homazhet do të mbahen nga ora 09.30 deri në 11.00 në hollin e Pallatit të Kongreseve.

“Nesër në datë 4 dhjetor 2024, ora 09.30-11.00 në hollin e Pallatit të Kongreseve do të mbahen homazhe në nder të kryetarit të Shoqatës “Tirana” Z. Arben Tafaj, i ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme.

Z. Arben Tafaj është një figurë kryesore e komunitetit tiranas, që ka ruajtur e promovuar vlerat e kryqytetit të të gjithë shqiptarisë përmes punës, qytetarisë e vullnetit që prej rënies së sistemit komunist”, thuhet në njoftim.

Politikani 63 vjeçar ishte anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, një përfaqësues i palodhur i qytetarëve dhe një derë e hapur për këdo që kishte një shqetësim.

Arben Tafaj ishte një intelektual i kryeqytetit dhe kryetar i Shoqatës "Tirana" prej vitit 2001. Ai mbante dhe titullin ndërkombëtar “Ambasador i Paqes” akorduar nga Organizata Ndërkombëtare, “Universal Peace Federation Inter-religious and International Federation for Ëorld Peace”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed