Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit Janullatos, Baba Mondi: Ringriti Kishën Ortodokse dhe kontribuoi në harmoninë e bashkëjetesës fetare në Shqipëri!

Shkruar nga Newsbomb
Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit Janullatos, Baba Mondi: Ringriti Kishën
Anastas Janullatos-Baba Mondi

Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi Dede Baba, Edmond Brahimaj, ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos.

Përmes një mesazhi, Kryegjyshi Botëror Bektashian shprehet se Kryepeshkopi Anastas Janullatos, për më shumë se 30 vite, ringriti Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe kontribuoi në harmoninë e bashkëjetesën fetare në Shqipëri.

Në emër të Selisë së Shenjtë të Krygjyshatës Botërorë Bektashiane, Baba Mondi shpreh konsideratën më të lartë për veprimtarinë e Janullatus gjatë gjithë jetës dhe si për bashkëpunimin e ngushtë me të, për bashkëjetesën fetare në Shqipëri dhe më gjërë.

Në mesazhin e Tij, ndër të tjera, Kryegjyshi Botëror, Dede Edmond Brahimaj shkruan:

Bismilahi Rramani Rrahim! Në emër të Zotit, Mëshiruesit, Mëshirëbërsit!
Me hidhërim të thellë, mora lajmin e hidhur, të kalimit nga kjo jetë e përkohshme, e vëllait tonë, Fortlumturisë së Tij, Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos.
Fortlumturia e Tij, Kryepeshkopi Anastas, në kushte të vështirësive të mëdha, për më shumë se 30 vite, ringriti Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe kontribuoi në harmoninë e bashkëjetesën fetare në Shqipëri.
Në emër të Selisë së Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, më lejoni të shpreh konsideratën më të lartë, për veprimtarinë e tij gjatë gjithë jetës dhe si për bashkëpunimin e ngushtë me të, për bashkëjetesën fetare në Shqipëri dhe më gjërë.
Ju siguroj se kujtimi i Tij, do të jetë kurdoherë një burim mirësie, për miliona besimtarë ortodoksë, të kundondodhur në botë.
Ngushëllimet më të ndjera për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme për drejtuesit e lartë të Kishës dhe mbarë komunitetin ortodoks të Shqipërisë!
Të prehet në paqen e merituar!
Amin!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese