Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ndarja nga jeta e diplomatit Shaban Murati, familja njofton ceremoninë mortore dhe pritjen e ngushëllimeve në hotelin MAK ALBANIA (ish-SHERATON)

Shkruar nga Newsbomb
Ndarja nga jeta e diplomatit Shaban Murati, familja njofton ceremoninë
Diplomati i shquar shqiptar, Shaban Murati

Diplomati i shquar shqiptar Shaban Murati, u nda nga jeta në moshën 79-vjeçare, mëngjesin e 14-shkurtit. 

Ndërkohë, djali i tij, gazetari dhe analisti Erl Murati ka falenderuar për mesazhet dhe fjalët e ngrohta, teksa njofton se ceremonia mortore do të zhvillohet ditën e sotme në orën 12:00, në varrezat e Sharrës.

Në njoftim, familja Murati bën me dije se do të presin ngushëllimet ditën e nesërme, në hotel MAK ALBANIA (ish-SHERATON).

"Me falenderime nga zemra për mesazhet dhe fjalët e ngrohta në adresë të babait tonë, Shaban Murati, familja Murati njofton se pret ngushëllime të dielën, në hotel MAK ALBANIA (ish-SHERATON, sheshi Nënë Tereza), salla nr. 3, në orarin 10:00 - 19:00", ka shkruar Erl Murati.

Gjatë karrierës së tij të gjatë diplomatike, Shaban Murati shërbeu si ambasador i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Suedi, Norvegji, Finlandë dhe Islandë. Ai ishte gjithashtu drejtues i Akademisë Diplomatike të Republikës së Shqipërisë, duke luajtur një rol kyç në formimin e brezave të rinj të diplomatëve shqiptarë.

Përveç angazhimeve diplomatike, Murati ishte një autor i njohur, duke publikuar një sërë librash dhe analizash mbi çështjet e Ballkanit, diplomacinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Ndër veprat e tij më të spikatura janë "Serbia kundër Serbisë: analizë e një gjysmërevolucioni të lënë përgjysmë" (2004), "Enigmat diplomatike të pavarësisë së Kosovës: fletë nga ditari i një ambasadori" (2007) dhe "Vetëvrasja diplomatike e Shqipërisë dhe Kosovës" (2021).

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese