Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ndarja e madhe dhe ditët në hotel të Ilir Metës pa Monën e tij!

Shkruar nga Newsbomb
Ndarja e madhe dhe ditët në hotel të Ilir Metës pa
Ilir Meta ne Revisten Newsbomb

“Unë kam nevojë për dashuri pa kushte”. Kështu e mbylli konventën e Partisë së Lirisë Ilir Meta, teksa u bëri thirrje anëtarëve të partisë së tij për të vazhduar para. Gruaja e tij, Monika Kryemadhi ishte ajo që e duartrokiti më shumë… Çifti 33 vjeçar i politikës MonaLiri dukej se po rinisnin një fillim të ri pas përballjes së tyre të fortë mediatike mbi lidershipin e partisë. Shumëkush mendoi për një “përplasje”, zhurmë për vëmendje, por pakkush e besoi se Iliri ka ikur nga Mona dhe jeton i vetëm në hotel.

Nga Anta Muçaku

Banorëve të Liqenit të Thatë në Tiranë u ka rënë në sy prezenca e ish-Presidentit Ilir Meta në lagjen e tyre. I veshur shpesh me ngjyrat e gjelbërta të Selltikut, Meta shëtit rrugicat e lagjes drejt liqenit teksa bën stërvitje dhe ecjen e gjatë të mëngjesit. Prej disa javësh, ai është zhvendosur në hotelin e ri luksoz në zonë, “Radisson”, në pronësi të biznesmenit të njohur Julian Morina apo siç e njohin të gjithë, Lul Morina.

Për herë të parë, Ilir Meta është larguar nga shtëpia dhe jeton i vetëm në hotel, pa Monën e tij, gruan me të cilën arriti majat në të mirë e në të keq. Rutina e jetës së Ilir Metës ka ndryshuar së tepërmi dy muajt e fundit. Revista Newsbomb ka zbuluar se Ilir Meta ka zgjedhur të jetojë vetëm larg familjes që pas shpërthimit të tij kundër të gjithëve.

Ndarja e madhe dhe ditët në hotel të Ilir Metës pa

Mes dhjetërave postimeve në ditë në rrjetet sociale, Meta e nis ditën herët në mëngjes në hotel. Ai del në 7:00 të mëngjesit të bëjë stërvitjen e përditshme e më pas nis një varg të gjatë takimesh. Më kë të mundet, nga njerëz të rinj, tek ndonjë anëtar i Partisë së Lirisë, a kushdo që ka ditëlindjen. Nuk preferon të qëndrojë në zyrë, por të lëvizë me shoferin e tij kudo në Shqipëri. Gjatë fundjavave gjendet në ndonjë mal për ngjitje.

Takimet e tij me Monikën janë rralluar. Ai e sheh ndonjë ditë jave në shtëpi kur shkon për të qëndruar me fëmijët apo për të marrë ndërresa të tjera për të qëndruar në hotel. Ndarja e fortë duket si një krisje, e cila kërkon kohë të ringjitet, ndonëse Mona, po bën çdo përpjekje për ta rikthyer bashkëshortin e saj në shtëpi. “Raporti im bashkëshortor me Metën është një raport për momentin i ngrirë për shkak të konfliktit në parti. Brenda familjes tonë të vogël kanë ndërhyrë njerëz të cilët mendojnë se duke shkatërruar lidhjet familjare do të kenë karrierë politike. Nuk është hera e parë që unë dhe Meta kemi këto konflikte.

Ne nuk kemi konflikte parimore, apo morale mes njëri-tjetrit, janë konflikte politike. Ato reflektohen se jemi dy njerëz që punojmë nga mëngjesi deri në darkë me politikë. Ajo që mua më bën përshtypje dhe që e them gjithmonë është: “Njeriu sa të rrojë do të mësojë”.

Mendjelehtësia më e madhe si te burrat dhe te gratë, qëndron kur mendojnë që lumturinë e tyre dhe pushtetin e tyre mund ta ndërtojnë duke rrënuar lumturinë dhe familjen e dikujt tjetri”, rrëfeu Kryemadhi disa javë më parë në media kur u pyet për raportin me Metën e duke nënkuptuar kështu për palë të treta që kanë ndërhyrë dhe i kanë çuar në këtë marrëdhënie. Njëri e akuzoi tjetrin për nepotizëm, e tjetri për dritëshkurtësi. “Nepotizmi shkatërroi partinë”, akuzoi Meta bashkëshorten e tij, ndërsa përgjigja nuk i mungoi dhëmb për dhëmb teksa ajo e quajti “administrator godine” e jo “lider partie”....

Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e 33-të të Revistës Newsbomb.al, i cili ka dalë në treg nga sot, datë 20 Maj dhe mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes, në të gjithë Shqipërinë. Ju mund të abonoheni dhe online, për të lexuar të gjithë revistën, ose artikujt që ju doni!

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese