Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ndahet nga jeta ish-kreu i të përndjekurve politikë Tanush Mulleti

Shkruar nga Newsbomb
Ndahet nga jeta ish-kreu i të përndjekurve politikë Tanush
Ish-kryetari i Shoqatës së të Përndjekurve politikë dhe Burgosurve të Shqipërisë, Tanush Mulleti

Ditën e sotme është ndarë nga jeta ish-kryetari i Shoqatës së të Përndjekurve politikë dhe të Burgosurve të Shqipërisë, Tanush Mulleti.

Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij Niuton Mulleti, ndërsa mësohet se ai ishte në moshën 79 vjeçare. Ish-kreu i të përndjekurve, Tanush Mulleti ka shërbyer në poste të rëndësishme shtetërore pas viteve ’90, si dhe ka qenë drejtor i "Burgut 313" në Tiranë.

“Të Zotit jemi dhe tek Ai do të kthehemi”.

Me hidhërim të thellë, ju njoftoj që babai im Tanush Haki Mulleti ndërroi jetë sot. Ceremonia e varrimit do të zhvillohet ditën e martë, më 21 maj 2024, ora 14:00, në varrezat e Tufinës, Tiranë.

Pritjet bëhen tek Shtëpia Funerale “ALBA 2000”, rruga e Dibrës, Nr. 302 (pranë Medresesë), Tiranë. Qofsh i xhenetit zemra ime!”, - shkruan djali i tij Niuton Mulleti.

Ndahet nga jeta ish-kreu i të përndjekurve politikë Tanush
 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese