Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ndahet nga jeta ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf

Shkruar nga Newsbomb
Ndahet nga jeta ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf
Peter Zingraf

Ka ndërruar jetë ish-ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf, pas një sëmundje të rëndë. Lajmi është konfirmuar zyrtarisht përmes një njoftimi në rrjetet sociale nga Ambasada gjermane në Tiranë.

"Me pikëllim të thellë njoftojmë vdekjen e kolegut tonë të vyer Peter Zingraf. Peter Zingraf, Ambasadori gjerman në Tiranë nga viti 2019 deri në vitin 2023, ka ndërruar jetë më 20 maj 2024 pas një sëmundjeje të shkurtër por të rëndë.

Humbja e tij e papritur na ka tronditur të gjithëve. Peter Zingraf do të mbahet mend si një person miqësor, me humor dhe gjithmonë i afrueshëm dhe si një koleg dhe mik i madh," shkruan në njoftim Ambasada gjermane në Tiranë.

Ish ambasadori gjerman ka studiuar romanistikë (histori letërsie frënge dhe italiane) në Aachen, Poitiers-Francë dhe Firence-Itali. Ai ka punuar si bashkëpunëtor shkencor në universitetet e Aachen dhe Freiburg im Breisgau. 

Ndërsa detyrën e ambasadorit në Shqipëri e mori përsipër për herë të parë më 1 gusht 2019, si pasardhës i Susanne Schütz në ambasadën gjermane në Tiranë. Që prej fillimit të marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Gjermanisë 1987, Zingraf ishte ambasadori i 11-të në radhë të ambasadorëve gjermane në vend.

Sa i përket karrierës së tij diplomatike, ajo nisi në vitin 1993 kur është bërë pjesë e Shërbimit të Jashtëm.

–1994 Nëpunës i deleguar pranë Ministrisë së Jashtme Italiane, Romë

–1995 Ministria e Jashtme Federale, Bonn, Departamenti Politik

–1996 Ambasada e Varshavës, Poloni

–1999 Ministria e Jashtme Federale, Berlin, Departamenti i Kulturës

–2002 Ambasada e Daressalam-it, Tanzani

–2005 Ministria e Jashtme Federale, Departamenti Qendror

–2010 Ambasada e Dublinit, Irlandë

–2013 Zyra e Presidentit Federal, Departamenti i Politikës së Jashtme

– 2016 Ministria e Jashtme Federale, Departamenti Qendror

–Gusht 2019 Ambasada Gjermane në Tiranë, Shqipëri.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ambasada Gjermane Tiranë (@ambasadagjermanetirana)

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese