Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Natë e gjatë për BKH, paralajmërimi i Karamuços: Nis operacion i madh me gjyqtarë dhe prokurorë

Shkruar nga Newsbomb
Natë e gjatë për BKH, paralajmërimi i Karamuços: Nis
Ervin Karamuço

Profesori i Kriminalistikës, Ervin Karamuço ka bërë një paralajmërim se SPAK do të zhvillojë së shpejti një operacion të madh që përfshin përfaqësues të drejtësisë shqiptare.

I pranishëm në emisionin “360 gradë” në Abc Neës, teksa po fliste për ndryshimet e djeshme në qeverinë Rama, Karamuço shprehet se SPAK nuk mund të kontrollohet nga kryeministri, pasi këto ditë pritet që të organizohet një operacion i jashtëzakonshëm, që ka të bëjë kryesisht me gjyqtarë dhe prokurorë.

"Kryeministri ka informacione se kush nga këta është i paudhë. Duhet të pranojmë që ka një realitet të tillë sepse disa nga këta persona janë të paudhë dhe janë me dy fytyra. Institucionet atë e kanë informuar mirë.

Ata që janë më afër tij e dinë dhe e njohin. Disa prokurorë aty edhe lëvizin. Sonte mund të them që këto ditë do të ketë një operacion të madh që ka të bëjë me gjyqtarë dhe prokurorë. Unë mund të them që Rama nuk e urdhëron dot SPAK”,- u shpreh profesori, Ervin Karamuço.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese