E ngarkuara me punë, Nancy Vanhorn ka zhvilluar sot një takim në ambientet e Ambasadës amerikane në tiranë, prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela.
Në këtë takim është diskutuar mbi vijueshmërinë e punës së Prokurorisë së Përgjithshme, forcimin e shtetit të së drejtës si dhe rëndësinë e funksionimin të institucioneve të drejtësisë si të pavarura.
“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua sot me Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela për të diskutuar mbi punën e Prokurorisë së Përgjithshme, përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e shtetit të së drejtës, duke theksuar rëndësinë e të pasurit institucione të pavarura që veprojnë me integritet dhe transparencë.”
Nancy Vanhorn ka riktheksuar dhe njëherë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për organet e drejtësisë së Shqipërisë.
“Znj. VanHorn ripohoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për institucionet e pavarura të Shqipërisë në përpjekjen e tyre për të dhënë drejtësi për popullin shqiptar”, shkruhet në postimin e Ambasadës amerikane.