Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Nancy VanHorn takim me gjyqtaren e Apelit të Posaçëm: Vendimet e tyre i kanë dhënë fund kulturës së mosndëshkimit në vend

Shkruar nga Newsbomb
Nancy VanHorn takim me gjyqtaren e Apelit të Posaçëm: Vendimet
Nancy VanHorn dhe Saida Dollani

E ngarkuara me punë e SHBA, Nancy VanHorn ka zhvilluar një takim gjatë idtës së sotme me gjyqtaren në detyrë të Gjykatës së Posaçme të Apelit, Saida Dollani.

Në këtë takim, Nancy VanHorn ka shprehur dhe njëherë përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për institucionet ligjvënëse në Shqipëri, si dhe ka përgëzuar të gjithë gjyqtarët në detyrë për punën që kanë bërë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me kryetaren në detyrë të Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, gjyqtaren Saida Dollani. Znj. VanHorn ndau mbështetjen e palëkundur për gjyqtaren Dollani dhe kolegët e saj, të cilët shfaqin guxim të pamasë dhe sakrificë personale në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Vendimet e tyre janë jetike për t'i dhënë fund kulturës së mosndëshkimit në Shqipëri. Ambasada e SHBA mbetet e përkushtuar për të mbështetur institucionet e drejtësisë së Shqipërisë në misionin e tyre për të ruajtur drejtësinë dhe integritetin,” shkruhet në postimin e Ambasadës Amerikane në Shqipëri.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese