Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Na thave shpirtin e na e ndale diellin”, mesazhi prekës i gruas së Dj që humbi jetën me Ferrari në Itali

Shkruar nga Newsbomb
“Na thave shpirtin e na e ndale diellin”, mesazhi prekës i
Dj nga Kosova, Hysni Qestaj

Disa ditë më parë 40-vjeçari shqiptar nga Kosova, Hysni Qestaj humbi jetën në Itali kur po ecte me shpejtësi me një makinë “Ferrari GT C4”.

Dj nga Kosova, Hysni Qestaj ishte banues në Kantonin Vaud të Zvicrës, por ndodhej në Itali për punë. Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e mbrëmjes, ku duke ecur me shumë shpejtësi, ai humbi kontrollin e Ferrarit, rrëshqiti në rrugën e cila ishte e lagur dhe me pas u përplas duke u shkatërruar plotësisht ku dhe u përfshi nga flakët.

Për ngjarjen e rëndë, ka reaguar bashkëshortja e të ndjerit, Dafina Qestaj e cila ka bërë një postim prekës në rrjetet sociale.

Qysh me jetu pa ty bre jeta jem. Na thave shpirtin e na e ndale diellin, po njerëzit e mirë nuk jetojnë gjatë në këtë botë. Ishe aq i mirë, i drejtë dhe i dashur sa Zoti të mori pranë vetes. Po më mbajnë gjallë kujtimet e bukura që i kaluam dhe dashuria që ndamë për gati dy dekada. Pusho në parajsë, aty ku e ke vendin, të deshëm, të duam dhe do të duam përgjithmonë, unë dhe dy engjujt tonë që i le kaq herët”, - ka shkruar ajo në facebook.

Bashkëshortja e 40-vjeçarit ndodhet në Kosovë, së bashku me fëmijët e çiftit përkatësisht 11 dhe 14 vjeç.

Në sediljen e pasagjerit të DJ-it 40-vjeçari cili jetonte në Villeneuve të Zvicrës, ishte një grua e cila gjithashtu vdiq pas aksidentit. Fillimisht u tha se ishte gruaja e tij, por pasi u identifikua vajza që humbi jetën ishte një modele ukrainase.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese