Banorët e fshatit Pajovë të Peqinit po zhvillojnë një protestë në lidhje me aksidentin fatal të shënuar pak ditë më parë, ku u përplas për vdekje Enio Tabaku 8 vjeç.
Konkretisht në aksident u përfshi automjeti tip "Volkswagen golf" me drejtues shtetasin Odorian Petriti dhe mjeti tip "Audi" me drejtues Mikel Petritin. Si pasojë njëri prej mjeteve, Vokswageni ka dalë jashtë rruge duke përplasur për vdekje 8-vjeçarin.
Qytetarët me foton e 8-vjeçarit që humbi jetën dhe me pankarta në duar, kanë kërkuar reagimin e autoriteteve për më shumë siguri në rrugë.
“Mbroni jetën e fëmijëve”, “Kufizues bordure në rrugë”, “Na siguroni jetën”, “Të merren masa për kufizimin e shpejtësisë”, janë disa nga pankartat që qytetarët e zonës mbanin në duar.