Detaje të reja vijonë të dalin në dritë në lidhje me atentatin e ndodhur para 4 ditëve në Dragoç të Shkodrës ku u ekzekutua me breshëri plumbash 33 vjeçari Ramazan Mataj.
Ramazan Mataj është vrarë nga Arjan Hasaj ku shkak ka qenë marrëdhënia romantike mes viktimës dhe motrës së vogël të autorëve.
Për herë të parë në lidhje me këtë ngjarje ka folur babai i autorit të kësaj vrasje, teksa thotë se nuk ka qenë në djeni të veprimeve që djali i tij kishte kryer. Ndër të tjera ai thotë se ka qenë në djeni të lidhjes jashtëmartesorë që vajza e vogël ka patur me viktimën.
Babai i autorit thotë se me babain e viktimës nuk kanë patur kurrë debate por një shoqëri të mirë pasi janë rritur me njëri-tjetrin.
Babai i autorit: Unë për vete si baba jam shumë… i mbaruar. Unë jam lindur e rrit me të (babain e viktimës). I kërkoj ndjesë familjes së tij, por me e pas ditë këtë gjë, në kët gjendje nuk kishte shkuar. Kam qenë në Tiranë kur jam arrestuar. Nuk kam qenë në djeni cfarë kanë bërë djemtë
përkundrazi është nis djali i madh për punë asnjë shenjë…
I kërkoj falje fisit ,të atit që jam lindur e rrit me të së nuk kemi patur debate por shoqëri të mirë. I kërkoj ndjesë, por jeta e tij (viktimës) ka mbaruar.
Nuk ka qenë në djeni.
Kam qëndruar 3 orë në komisariatin e Tiranës dhe 2 orë në Shkodër. Në deklaratë kam thënë që nuk kam djeni, ai që e ka bërë të marrë dënimin e merituar. S’kam çuar fjalë e nuk kam fytyrë me i dal para atyre sepse jam fjator.
Kam qenë në Tiranë ditën e varrimit. Më kanë thënë që djemë kanë marrë pjesë në varrim, ata nuk duhet të kishin shkuar.
Kështu ka deklaru djali, se është ndarë nga burri i parë për këtë person dhe me burrin e dytë është, e vërtetë që e ka ngacmu, kam qenë në djeni që e ka ndjekur. Vajza ka patur lidhje jashtëmartesore me të. Dua të largohem sa më parë me familjen nga këtu.