Hapësire reklamuese

Aktualitet

Myslimanët dominojnë në Shqipëri, 1.2 milionë qytetarë besojnë në islam (Rezultatet e Censit)

Shkruar nga Newsbomb
Myslimanët dominojnë në Shqipëri, 1.2 milionë
Ilustrim: Besimtaret myslimane ne shesh - Te dhenat e Censit

Instituti i Statistikave ka publikuar sot të dhënat zyrtare të Censit të fundit dhe rezultojnë se në vendin tonë janë aktualisht 2.402.113 shtetas shqiptarë. Prej tyre, 1.190.448 milionë janë meshkuj dhe 1.211.665 janë femra, ndërsa krahasuar me Censin e 2011 rezultojnë 17% shqiptarë më pak.

Drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli u shpreh se deri më datë 18 Shtator 2023 në vendin tonë kanë qenë 2.4 milionë shqiptare, të cilët përbëjnë 755.950 familje, me madhësi mesatare 3.2 anëtarë për familje dhe që jetojnë në 1.082.529 shtëpi.

Myslimanët dominojnë në Shqipëri, 1.2 milionë
Te dhenat e Censit per besimin fetar

Një e dhënë interesante që përforcohet nga ky Cens, por jo se nuk dihej, janë ato që i përkasin besimeve fetare.

Besimi islam, sipas të dhënave të popullsisë banuese në Shqipëri, zë pjesën më të madhe të besimit fetar në vend. Janë 1.101.718 shqiptarë të cilët dominojnë mbi besimet e tjera fetare dhe nëse i shtojmë dhe 115.644 qytetarë të tjerë që janë bektashi, myslimanët kalojnë mbi 1.2 milionë.

Myslimanët dominojnë në Shqipëri, 1.2 milionë
Te dhenat e Censit per besimin fetar

Ndërkohë, të krishterët duke përfshirë ata katolikë, Ortodoks dhe Ungjillorë nuk i kalojnë më shumë se 400.000 mijë besimtarë.

Kjo shifër është më e vogël se kategoritë e besimtarëve "të pacilësuar" që janë 332.155 shtetas, ata ateist që janë deklaruar 85.311 shtetas dhe 244.331 shtetas të tjerë që nuk kanë preferuar të përgjigjen për besimin fetar në anketën e Censit.

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese