Hapësire reklamuese

Aktualitet

Muzikë dhe art në Gramsh, qindra qytetarë shijojnë aktivitetet në Javën e Kulturës Italiane

Shkruar nga Newsbomb
Muzikë dhe art në Gramsh, qindra qytetarë shijojnë
Java e Italise festohet ne Gramash

Në Gramsh ditën e sotme është organizuar një festë me rastin e Javës së Italisë.

Bashkia Gramsh në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës, Ambasadën Italiane në Tiranë dhe Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ka prezantuar performancën e Korit A.N.A (Shoqata Kombëtare e Alpinëve) Piani Bolzano.

Në këtë festë është i pranishëm dhe kryebashkiaku i Gramshit, Besian Ajazi, po ashtu edhe qindra qytetarë që janë mbledhur për të parë këtë organizim.

Gjatë vitit 2021, në Bolzano u konkretizua dëshira e disa koristëve, prej shumë vitesh aktivë në kore të ndryshme malore në Alto Adige, për të bërë bashkë në një grup të vetëm, të gjithë adhuruesit e këngës popullore dhe asaj alpine.

Zgjedhja e repertorit ishte shumë e kujdesshme dhe e saktë, pasi këngët e përzgjedhura përfaqësojnë këngët e vërteta popullore, malore dhe alpine, të gjitha të lidhura me territorin. Kori drejtohet nga Maestro Werner Redolfi, ish-korist dhe më pas drejtues për shumë vite i Coro Laurino të Bolzanos.

Kujtojmë që ditën e nesërme në kuadër të Javës së Italisë, pritet që në Shqipëri të vijë dhe kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese