Pas ngjarjes së rëndë të vrasjes së dy të moshuarve nga një bashkëfshatar në Dropull, policia ka ushtruar kontrolle.
Si rezultat i kontrolleve është arrestuar një 62-vjeçar i cili mbante municione luftarake në banesë. Policia njofton se 62-vjeçari mbante fshehur në banesë një sasi municioni luftarak dhe fitili zjarrpërcjellës që i posedonte pa leje.
“Stacioni i Policisë Dropull-Libohovë arrestoi në flagrancë shtetasin 62 vjeç, banues në fshatin Bodrishtë, pasi në banesë iu gjetën sasi municioni luftarak dhe fitili zjarrpërcjellës, që posedoheshin pa leje.”, - njofton policia.
Sondazh
Poll