Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mungon prokurori i çështjes, shtyhet seanca gjyqësore për Arbër Paplekaj

Shkruar nga Newsbomb
Mungon prokurori i çështjes, shtyhet seanca gjyqësore për
FotoMontazh/ Viktima, Pjerin Xhuvani dhe ish-efektivi i policisë, Arbër Paplekaj

Ditën e sotme do të mbahej seanca për Arbër Paplekaj, i cili është i dyshuari kryesor për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021.

Në njoftimin e gjykatës, thuhet se seanca do të shtyhet për arsye se mungon prokurori i çështjes Gent Xholi, për arsye personale të tij, ndërsa gjyqi i radhës për të pandehurin Paplekaj do të mbahet në datën 5 qershor.

Arbër Paplekaj u dënua me 22 vite burg. Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “5 Maj” në qytetin e Elbasanit, disa ditë para datës zyrtare të zgjedhjeve parlamentare në vitin 2021.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit midis grupeve politike, mbeti i vrarë aktivisti i Partisë Socialiste, Pjerin Xhuvani, ndërsa u plagos efektivja e policisë Xhensila Sota, e pranishme në vendin e ngjarjes si dhe 3 persona të tjerë.

Përplasja me armë midis grupeve të aktivisteve të palëve politike kundërshtare ndodhi për shkak të zgjedhjeve. Pak para se të niste shkëmbimi i zjarrit midis palëve, në vendin e ngjarjes kishte shkuar nëndrejtori i Policisë së Elbasanit, Abert Nushi si dhe disa efektivë të Shqiponjave. Pas mbërritjes së policisë, në vend erdhi edhe një automjet me simpatizantë të PS-së.

Në këtë moment, ka nisur edhe shkëmbimi i zjarrit mes palëve. Më vonë, u vetëdorëzua në polici ish-efektivi i RENEA-s Arbër Paplekaj, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë ndaj Xhuvanit gjatë shkëmbimit të zjarrit. Më herët, Paplekaj ka deklaruar në Gjykatë se ka qëlluar ndaj viktimës Pjerin Xhuvani për vetëmbrojtje.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese