Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mungon Alma Kaçi, shtyhet seanca në Apel për Safet Gjicin

Shkruar nga Newsbomb
Mungon Alma Kaçi, shtyhet seanca në Apel për Safet Gjicin
FotoMontazh/ Alma Kaci dhe Safet Gjici

Është shtyrë seanca në Apeli e Posaçëm ndaj ish-kryebashkiakut të Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici.

Bëhet me dije seanca është shtyrë për datën 20 qershor dhe shkak është bërë mungesa e Alma Kaçit në seancë.

Ish-kryetari i bashkisë Kukës, Safet Gjici u dënua me 3 vite burgim nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Ndërkohë Alma Kaçi u dënua me 1 vit burgim nën akuzën e prostitucionit.

Safet Gjici dhe Alma Kaçi akuzohen lidhur me video-skandalin në zyrën e bashkisë, ku dyshja kryen marrëdhënie seksuale. Video skandali nga ambientet e zyrës së bashkisë Kukës u publikua në qershor të 2023-it.

Më 7 shkurt 2024, Gjykata e Posaçme shpalli verdiktin dhe dënoi me 3 vite burgim ish-kryetarin e bashkisë së Kukësit, Safet Gjici për akuzën e korrupsionit. Sakaq për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi për Gjicin ulet me 1 vit, pra ish-kryebashkiaku do të vuajë vetëm dy vite burg.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese