Hapësire reklamuese

Aktualitet

Moti me supriza këtë javë, ja sa do të shënojë termometri dhe zonat ku do të kemi reshje shiu

Shkruar nga Newsbomb
Moti me supriza këtë javë, ja sa do të shënojë
Foto ilustruese

Java pritet të jetë kryesisht në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme dhe të nxehta.

Nga dita e hënë dhe deri ditën e mërkurë vendi ynë prite të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare.

Ditën e enjte pritet që vendi ynë të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira dhe pas orëve të mesditës mot me kthjellime.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit në veri dhe qendër të vendit. Në orët e mesditës reshjet e shiut do të riaktivizohen përsëri por vetëm përgjatë relieveve malore të vendit.

Ditën e premte moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare.

Era parashikohet të jetë kryesisht nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herës kryesisht ditën e hënë pritet të fitojë shpejtësi deri në 12-14m/sek. Valëzimi në dete  pritet të jetë i forcës 2-3 ballë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese