Hapësire reklamuese

Aktualitet

Moti i keq “pushton” vendin, rrëzohen pemë e mbyllen shkollat

Shkruar nga Newsbomb
Moti i keq “pushton” vendin, rrëzohen pemë e mbyllen
Pamje nga pema e rene mbi bizneset

Gjatë 24 orëve të fundit Lezha është pushtuar nga erërat e forta duke sjellë rënie pemësh dhe probleme të shtyllave të tensionit elektrik.

Një pemë ka rënë në mbrëmje pranë urgjencës së spitalit rajonal Lezhë dhe ka dëmtuar mjete dhe dy biznese, fatmirësisht vetëm dëme materiale. Si pasojë e dëmtimit të fortë shumë fshatra kanë mbetur pa energji elektrike, shkak janë bërë erërat e forta gjatë mbrëmjes.

Në njësitë administrative Kallmet, Blinisht, Dajç, Balldren, Kolsh, Zejmen, Shënkoll, e disa fshatra të njësisë Shëngjin vazhdon të ketë mungesë energjie, pavarësisht se grupet e OSSHEE ndodhen ne terren.

“Policia Rrugore në Lezhë njofton të gjithë drejtuesit e mjeteve të transportit të mallrave, veçanërisht ato me tenda, që do të kalojnë në urën e Matit, të tregojnë kujdesin maksimal gjatë kalimit në këtë segment rrugor. Nëse mjetet janë pa ngarkesë, ju kërkohet hapja e tendave për të shmangur rrezikun e destabilizimit nga era ose lëvizjet e papritura. Këto masa janë të nevojshme për të garantuar sigurinë në rrugë dhe për të parandaluar incidente të mundshme”, njofton policia.

Ndërkohë në Kurbin janë mbyllur të gjitha shkollat, ndërsa në Rrëshen vetëm dy shkolla janë mbyllur, Lezha vazhdon mësimin normalisht.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese