
Durrës, foto arkivë
Përkeqësimi i kushteve meteorologjike në detin Adriatik ka sjellë kufizime për mjetet e vogla lundruese në Durrës.
Për shkak të motit të keq mjetet e vogla e kanë të ndaluar të dalin në det për dy ditë, teksa pritet që nesër më 13 mars, me përmirësimin e kushteve të motit, të operojnë sërish në det.
Gjiri i Durrësit është përfshirë ditën e martë nga moti i paqëndrueshëm i shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme.
Situata me motin nuk ka prekur lundrimin e trageteve që lidhin Durrësin me portet italiane të Barit dhe Ankonës e anasjellas.
Sondazh
Poll