Hapësire reklamuese

Aktualitet

Moti i keq në vend, ja si paraqitet situata deri tani sipas raportimeve zyrtare: Rrugët e bllokuara dhe çfarë pritet në orët në vijim

Shkruar nga Newsbomb
Moti i keq në vend, ja si paraqitet situata deri tani sipas raportimeve
Borepastrueset ne terren

Ministria e Mbrojtjes përmes raportimeve nga strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me situatën në qytetet e Shqipërisë si pasojë e reshjeve të dendura të borës dhe të shiut.

Mësohet se reshjet e dëborës dhe të shiut kanë shkaktuar bllokime dhe vështirësi në disa akse rrugore, kryesisht në qarkun e Dibrës, Kukësit, Elbasanit, Tiranës dhe Vlorës.

Në disa zona, përfshirë dhe qytetin bregdetar të Vlorës janë raportuar përmbytje urbane për shkak të reshjeve me intensitet të lartë. Ndërkohë, në Portin e Durrësit është ndaluar lundrimi i trageteve dhe anijeve të vogla, ndërsa në Portin e Vlorës deri më tani nuk raportohet për probleme.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @newsbomb_albania

Si paraqitet situata në rrugët e vendit:

-Në qarkun e Dibrës, rruga e “Arbrit” është e pakalueshme për shkak të reshjeve të dendura të borës. Firmat kontraktore janë duke punuar për hapjen e këtij aksi.

-Në Bashkinë Dibër, disa qendra administrative si Lurë, Selishtë, Luzni, Kala e Dodës dhe Zall Dardhë janë të bllokuara nga reshjet.

-Bashkia Bulqizë ka bllokuar njësitë administrative Ostren dhe Trebisht.

-Në Bashkinë Klos, rrugët dytësore që lidhin fshatrat me qendrat administrative Suç, Gurë dhe Xibër janë të bllokuara.

-Në bashkinë Mat, disa rrugë që lidhin fshatrat me qendrat administrative Macukull, Lis, Derjan dhe Komsi janë gjithashtu të bllokuara.

-Aksi rrugor Peshkopi-Ulëz është bllokuar në Qafë Ulëz për shkak të borës dhe akullit, si dhe mjeteve që lëvizin pa goma dimërore.

-Në Bashkinë Krujë, aksi rrugor Cudhi Kamp-Qafështamë është bllokuar nga reshjet e borës, ndërsa rruga për në Shëngjergj, bashkia Tiranë, është e vështirë për tu kaluar për shkak të dëborës.

-Në Vlorë, niveli i ujit në rrugët e qytetit po rritet, me 87 mm shi të rëna sot, duke shkaktuar vështirësi në qarkullim.

Ndër të tjera në reagimin e autoriteteve theksohet se ekipet ndodhen në terren dhe po punojnë për hapjen e rrugëve të bllokuara dhe mirëmbajtjen e akseve të qarkullueshme.

Parashikimi i motit: 

Reshjet e dëborës do të vazhdojnë në zonat malore mbi 300 m, ndërsa reshjet intensive të shiut pritet të prekin disa qarqe, kryesisht Vlorë, Gjirokastër dhe zona të tjera qendrore e jugore. Temperaturat do të bien ndjeshëm, duke krijuar ngrica dhe vështirësi në lëvizje.

Këshillojmë qytetarët të tregojnë kujdes gjatë qarkullimit, të përdorin goma dimërore dhe të respektojnë udhëzimet e autoriteteve.

Monitorimi dhe koordinimi vazhdojnë për të menaxhuar çdo situatë emergjente.

Ju lutemi ndiqni njoftimet zyrtare për informacion të mëtejshëm dhe kontaktoni shërbimet e emergjencës për çdo problematikë.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese