Hapësire reklamuese

Aktualitet

Moti i keq në Durrës, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla, tragetet e udhëtarëve vijojnë normalisht

Shkruar nga Newsbomb
Moti i keq në Durrës, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla,
Durrës

Reshjet e dendura të shiut që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm kanë përfshirë vendin, ndërsa kjo situatë meteorologjike ka sjellë kufizime për mjetet lundruese dhe anijet e peshkimit në Durrës. Mësohet se flota e peshkimit është kthyer në port në pritje të përmisimit të kushteve të motit.

Megjithatë, siç bën me dije Kapiteneria e Portit Detar Durrës, nga kjo situatë nuk është cënuar lundrimi i trageteve të linjave me Italinë (Bari dhe Ankona). Autoriteti detar ka kërkuar të merren masa sigurie nga subjektet që operojnë në det, për shkak të erës së fortë që fryn në drejtimin jug-juglindje me një forcë në rritje prej 5-6 ballë në det të hapur.

Ndërkohë, përmisimi i situatës pritet gjatë ditës së premte, më 14 mars. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese