
Për shkak të motit të keq me reshje të dendura shiu, zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar në qytetin e Kukësit ka vendosur pezullimin e mësimit për ditën e nesërme, 13 janar.
Mësohet se mësimi nuk do të zhvillohet ditën e nesërme në shkollat e Njësive Administrative Shishtavec, Zapod, Bushtricë, Ujmisht, Malzi, shkolla Kalimash, shkolla Çinamakë dhe Mamëz.
Po vlerësohet situata edhe për shkollat në Njësinë Administrative Topojan.
Situata në këtë qark paraqitet problematike. Reshjet e borës kanë vijuar me intensitet të lartë përgjatë gjithë kësaj të diele dhe pritet që të vazhdojnë dhe në orën në vijim.
Si pasojë e reshjeve ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike, gjithashtu dhe probleme në qarkullimin e automjeteve.