Hapësire reklamuese

Aktualitet

Moti i keq, anulohen të gjitha lundrimet nga Durrësi drejt Barit

Shkruar nga Newsbomb
Moti i keq, anulohen të gjitha lundrimet nga Durrësi drejt Barit
Foto ilustruese

Autoritetet detare shqiptare, në bashkëpunim me ato italiane, njoftojnë anulimin e lundrimeve mbrëmjen e sotme nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas.

Ky vendim u mor si pasojë e kushteve të pafavorshme atmosferike në Adriatkun Jugor, të shoqëruara me dallgë të larta dhe erëra të forta.

''Imbarkimi i pasagjerëve dhe mjeteve të tyre do bëhet në orar(pra, deri në orën 22:00 të mbrëmjes së sotme), ndërsa tragetet "AF Franchesca" dhe "Rigel VII" do të nisin lundrimin mëngjesin e ditës së nesërme, dt.23.11.2024.

Trageti “Af MIA” i linjës Durrës-Ankona mbërrin ne oren 19:00 dhe do të niset në orën 22:00, mbrëmjen e sotme.

Për çdo informacion, kontaktoni me agjencitë përkatëse dhe na ndiqni në faqen tonë zyrtare."

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese