Pas shkëmbimit me sukses të të burgosurve para disa ditësh, Moska është shprehur e gatshme për shkëmbim tjetër të të burgosurve.
Çështja e shkëmbimit të të burgosurve midis Rusisë dhe SHBA-së do të mbetet e hapur, por është e paqartë nëse do të arrihen më shumë akorde gjatë mandatit të mbetur të presidentit amerikan Joe Biden në detyrë.
Lajmin e dha ambasadori rus në Uashington, Anatoly Antonov i cili shtoi se “Puna për lirimin e rusëve nga burgjet amerikane vazhdon. Mund të them pa mëdyshje se duke pasur parasysh udhëzimet, aspiratat dhe synimet e presidentit tonë, thjesht nuk është e mundur të thuhet e kundërta”, theksoi diplomati rus.
Antonov theksoi se shkëmbimi i fundit i të burgosurve midis Moskës dhe Uashingtonit ishte një “ngjarje e rrallë pozitive në marrëdhëniet ruso-SHBA”, duke e quajtur atë një përparim.