Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mos u gënjeni nga orët me diell, fundjava do të jetë me reshje shiu

Shkruar nga Newsbomb
Mos u gënjeni nga orët me diell, fundjava do të jetë me
Moti per diten e sshtune, 25 Maj

Dita e shtunë pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat gradualisht do të vijnë në dendësim, raporton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Në orët e mesditës dhe pasdites vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar.

Kurse dita e diel do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Reshjet pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit me intensitet të ulët deri mesatar.

Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten prezente të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar. Në intervale të shkurtra kohore reshje shiu në formën e shtrëngatave.

Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare hera-herës fiton shpejtësi deri në 10m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese