
“Çdo vajzë nën 18 vjeç, të mos i çojë foto nudo asnjë djali”.
Kjo deklaratë e gazetarit Xhensil Shkëmbi u bë “mollë sherri” me aktivisten Zhaklin Lekatarin, e cila e kritikoi se pse po merret me viktimën dhe jo me agresorin.
Shkëmbi nuk është tërhequr nga qëndrimi të tij duke ngritur tonet në emisionin “Opinion”.
Pjesë nga debati në “Opinion” :
Zhaklin Lekatari: Çfarë bëjnë vajzat 15 vjeçare është punë e tyre. Më ben çudi që nuk i bën thirrje abuzuesit, por viktimës. Prandaj mesazhi duhet të jetë edukimi, për të kërkuar të drejtën tonë.
Xhensil Shkëmbi: Unë i kundërshtoj ata. Uroj që ata që kanë bërë mesazhe të marrin dënimin e merituar. Por sot do bëj një thirrje. Mos dërgoni foto nudo. Por nëse sot në një emsion të tillë, në një emision kaq të ndjekur, adoleshentëve u bëjnë thirrje që të çohen foto nudo atëherë “Ne qofshim”.
Zhaklin Lekatari: Në këtu flasim sesi një 17 vjeçare i dha fund jetës për shkak të bullizimit dhe ne çfarë po bëjmë këtu “po etiketojmë vajzat”. Ne këtu po merremi me viktimën, jo me dhunuesin.