
Me të ardhur në pushtet, Donald Trump emëroi këshilltarin e politikës së jashtme Richard Grenell drejtor ekzekutiv të përkohshëm të Qendrës Kennedy, duke forcuar kontrollin e tij mbi institucionin ikonik kulturor amerikan.
Dhe pak ditë pas këtij lajmi, Ish-emisari i posaçëm i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, është takuar me biznesmenin shqiptar Klodian Allajbeu.
Lajmin e ka ndarë vetë Allajbeu përmes një postimi në rrjetin social X, ku e cilëson takimin si “të shkëlqyer dhe produktiv”. “Gjithmonë i frymëzuar nga përkushtimi dhe suksesi i tij në punë”, shkroi Allajbeu, duke iu referuar Grenellit.
Më pas, ish-diplomati amerikan ripostoi mesazhin duke komentuar: “Gjithmonë një kënaqësi të takohem me ty, KA”.
Takimi mes Grenell dhe Allajbeut ka ngjallur interes të madh në rrjet, me qindra pëlqime dhe shpërndarje. Nuk dihet ende nëse diskutimet mes tyre përfshinë çështje politike apo ishin thjesht miqësore.
