Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mori peng punonjësin në kioskën te Sheshi Skënderbej pasi dyshonte se e vidhte, arrestohet 19-vjeçari (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Mori peng punonjësin në kioskën te Sheshi Skënderbej pasi
Foto ilistruese/ Sheshi Skenderbej

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 19-vjeçarin Hajri Pulakën, pasi akuzohet se në bashkëpunim me dy të tjerë, morën dhe dhunuan ditë më parë një të ri.

Sipas gazetarit Igli Çelmeta 19-vjeçari u arrestua vetëm disa ditë pas arrestimit të tre shokëve të tij, Denis Baxhaku, Ermand Hoxha e Teo Kolemiço, menaxherë kioskash.

Ngjarja e rëndë u regjistrua ditë më parë në kreyqytet ku 20 vjeçari u mor peng dhe u dhunua barbarisht.  Ngjarja ndodhi në mes të Tiranës në sheshin “Skënderbej” ku dy persona Denis Baxhaku 36 vjeç dhe Ermand Hoxha 31 vjeç rrëmbyen  20-vjeçarin ndaj të cilit ushtruan dhunë të vazhdueshme. Pas kallëzimit, policia arrestoi  tre personat, një nga të cilët ishte shtetasi Teo Kolemico 28 vjeç i cili kishte dijeni për ngjarjen dhe nuk e kallëzoi.

Dhuna ndaj të riut, erdhi për shkak se të rinjtë dyshonin se i vidhte.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese