Hapësire reklamuese


Aktualitet

Mori mbiemrin e gruas pas martese, i riu shqiptar nuk i shpëton policisë italiane, zbulohet qëndrimi ilegal në vendin fqinj

Shkruar nga Newsbomb
Mori mbiemrin e gruas pas martese, i riu shqiptar nuk i shpëton
Foto ilustruese

Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia pasi akuzohet për qëndrim të paligjshëm në Itali. Mësohet se i riu ishte dëbuar nga Italia në vitin 2023, por u rikthye ilegalisht në vend duke shmangur kontrollin kufitar.

Këtë e arriti përmes një strategjie martesore, pasi pas martesës ai kishte marrë mbiemrin e gruas së tij.

Përpjekja e tij për t'u fshehur u zbulua nga ushtria gjatë një kontrolli të territorit. Hetimet e thelluara, duke përfshirë verifikimin e gjurmëve të gishtërinjve, konfirmuan praninë e tij të paligjshme në Itali.

Arrestimi i tij në flagrancë u vërtetua nga gjyqtari i Hetimeve Paraprake, në kërkesë të Prokurorisë Publike të Agrigentosit. Në fund të procesit, u vendos që ai të ridëbohet nga Italia, pasi të vuajë dënimin që do të vendoset nga autoritetet.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese