Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mori 200 mijë lekë dhe nuk i vuri gjobë ndërtuesit, arrestohet inspektori i IMT-së

Shkruar nga Newsbomb
Mori 200 mijë lekë dhe nuk i vuri gjobë ndërtuesit,
Foto ilustruese

Një inspektor në Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit në Berat është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se ka shpërdoruar detyrën. Ai ka marrë 200 mijë lekë të vjetra ryshfet nga një shtetas që po bënte ndërtim të paligjshëm dhe nuk i ka vendosur gjobë.

Oficerët e Krimit Ekonomik e kanë ndjekur rastin dhe kanë referuar materialet në Prokurorinë e Beratit, pasi është bërë arrestimi i shtetasit me inicialet P.K në kushtet e flagrancës për veprat penale të “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”

Personi që dyshohet se po kryente ndërtim të paligjshëm ka vënë në dijeni policinë për rastin dhe ka pranuar të bashkëpunojë, duke marrë udhëzime për të kryer veprime stimuluese që çuan në dokumentimin e rastit të ryshfetit.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat në kuadër të procedimit penal me nr.339 të vitit 2024, në bashkëpunim dhe me Oficerët e krimit ekonomik pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, ka arrestuar në flagrance shtetasin P.K. me detyrë inspektor në Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit Berat.

Arrestimi i tij u bë për veprat penale të “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i K.Penal dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259 i K.Penal, pasi në mënyrë të paligjshme ka përfituar një shumë prej 20.000 lekësh nga kallezuesi, shtetasi Th.Gj. kundrejt shmangies së gjobës administrative për një ndërtim të dyshuar pa leje që kallëzuesi po kryente.

Falë bashkepunimit të kallëzuesit si dhe përdorimit të veprimeve simuluese u dokumentua ngjarja dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale shuma e parave", thuhet në njoftimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese