Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mori 100 mijë euro duke u hequr si Taulant Balla, arrestohet 35-vjeçari në Rinas

Shkruar nga Newsbomb
Mori 100 mijë euro duke u hequr si Taulant Balla, arrestohet
Foto ilustruese

Një 35-vjeçar është arrestuar në Rinas, i cili akuzohet se është i implikuar në një rast mashtrimi, të goditur nga Policia, rreth 1 muaj më parë.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë Argen Hoxha 35 vjeç, banues në Tiranë.

35-vjeçari dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, më datë 02.05.2024, i kanë marrë nëpërmjet mashtrimit, një shumë parash, administratorit të një biznesi, shtetasit F. Rr.

Ata i morën shtetasit F.Rr, rreth 100 mijë euro duke u hequr si Taulant Balla. 35-vjeeçari është arrestuar në Rinas në tentativë për t’u larguar nga vendi.

Njoftimi i policisë:

Vihet në pranga një 35-vjeçar, i cili nga hetimet dyshohet se është i implikuar në një rast mashtrimi, të goditur nga Policia, rreth 1 muaj më parë.

Ky shtetas u kap në bashkëpunim me shërbimet e PKK Rinas, në tentativë për t’u larguar nga vendi.

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare i DVP Elbasan, si rezultat i hetimeve me metoda proaktive, të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, si dhe i koordinimit të punës dhe shkëmbimit të informacionit me shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Rinas, ndaloi në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria, shtetasin e shpallur në kërkim policor, A. H., 35 vjeç, banues në Tiranë.

35-vjeçari dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, më datë 02.05.2024, i kanë marrë nëpërmjet mashtrimit, një shumë parash, administratorit të një biznesi, shtetasit F. Rr..

Vijon puna për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të të gjithë autorëve të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese