Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Morën ryshfet për një ndërtim pa leje, shpallen në kërkim dy zyrtarët e IMT në Elbasan

Shkruar nga Newsbomb
Morën ryshfet për një ndërtim pa leje, shpallen në
Foto ilustruese

Policia e Elbasanit ka shpallur në kërkim dy zyrtarë të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit të Elbasan.

Bëhet me dije se është shpallur në kërkim shtetasi A. M., 38 vjeç, me detyrë kryeinspektor në IMT Elbasan dhe B. Q., 50 vjeç, inspektor në IMT Elbasan. 

Për këta dy shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Shpërdorimi i detyrës" dhe "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike". 

Ata dyshohen se në muajin prill 2024, nuk kanë kryer detyrat funksionale për një objekt të ndërtuar pa leje, në lagjen "28 Nëntori", Elbasan, dhe kanë marrë rryshfet për këtë favorizim. 

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan shpallën në kërkim shtetasit A. M., 38 vjeç, me detyrë kryeinspektor në IMT Elbasan dhe B. Q., 50 vjeç, inspektor në IMT Elbasan. 

Për këta dy shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Shpërdorimi i detyrës" dhe "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike". 

Ata dyshohen se në muajin prill 2024, nuk kanë kryer detyrat funksionale për një objekt të ndërtuar pa leje, në lagjen "28 Nëntori", Elbasan, dhe kanë marrë rryshfet për këtë favorizim. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, ndërkohë që vijon puna intensive për kapjen e këtyre 2 shtetasve”, njofton policia.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese