Karabinierët e Veronës arrestuan 13 persona, me kombësi italiane dhe shqiptare, të akuzuar në cilësi të ndryshme, si drejtues të një trafiku të gjerë lëndësh narkotike në bashkitë e Valpolicellës dhe në provincën e Veronës.
Me këtë rast është urdhëruar edhe sekuestrimi i lokalit të njohur, në pronësi të njërit prej të dyshuarve, që besohet se është vend furnizimi dhe shpërndarja e lëndës narkotike.
Aktivitetet janë zhvilluar që nga viti 2022 pas zbulimit të disa armëve klandestine dhe deri më tani kanë lejuar ekzekutimin e 5 arrestimeve në flagrancë.
Sondazh
Poll