
Dy vëllezër shqiptarë, përkatësisht të 24 dhe 30-vjeç, kanë rënë në prangat e policisë italiane, nën akuzën e grabitjeve në mes Ankonës, Osimos dhe Castelfidardos. Mësohet se dy vëllezërit janë të njohur për policinë për krime të së njëjtës natyre, ndërsa dyshohet se ishin pjesë e një bande që opërconin prej kohësh.
Sipas mediave italiane, arrestimi i tyre u bë i mundur pasi ditën e premte karabinierët hasën një makinë të dyshimtë, të cilët edhe banorët e zonës në Ancona e kishin raportuar disa herë. Policia është vënë menjëherë në ndjekje të tyre, ndërsa mësohet se dy të rinjtë shqiptrë po po bëheshin gati për sulmin e radhës dhe po siguroheshin që të mos kishte rrezik.
Gjatë ndalimit nga karabinierit, një person i tretë i cili iu bashkua të rinjëve, arriti të arratisej. Mdryshe ndodhi me dy shqiptarët, të cilët mbetën në makinë, ku iu gjetën dhe sekuestruan një sërë materialesh të vjedhura dhe mjete për plaçkitje, 330 euro, bizhuteri të tjera floriri.
Gjykata e Anconas dha masën e arrestit me burg për ta, teksa bijojnë kërkimet për bashkëpunëtorin e tretë, si dhe hetimet në të kaluarën për të verifikuar praninë e mundshme të dy “hajdutëve” të arrestuar në vendngjarje të vjedhjeve të tjera.