Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Molotovi mbi gazetarët dhe kameramanët, Unioni: Organizatorët e protestës të mbajnë përgjegjësi

Shkruar nga Newsbomb
Molotovi mbi gazetarët dhe kameramanët, Unioni: Organizatorët e
Molotovi mbi gazetarët dhe kameramanët

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dënon incidentin e ndodhur gjatë protestës së sotme para selisë së Bashkisë së Tiranës, kur nga pakujdesia një shishe molotov shpërtheu duke rënë tek gazetarët dhe operatorët e mediave.

UGSH apelon që forcat e sigurisë dhe organizatorët e tubimeve apo protestave të ndryshme, të respektojnë maksimalisht mbrojtjen e integritetit fizik të gazetarëve dhe të respektojnë lirinë raportuese dhe pasqyruese të tyre.

"Punonjësit e mediave janë në shërbim të interesit publik dhe në situata të tilla çdo protestues duhet të mundësojë dhe ndihmojë çdo gazetar dhe operator, ndërsa organizatorët kanë përgjegjësi jo vetëm morale për të mbrojtur dhe lehtësuar misionin e çdo punonjësi të mediave", vijon deklarata.

Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë - Tiranë më 28 Maj 2024

Incidenti i ndodhur gjatë protestës së paradites së sotme, më 28 Maj 2024, të opozitarëve politikë, para selisë së Bashkisë së Tiranës, kur nga pakujdesia një shishe molotov shpërtheu duke rënë tek gazetarët dhe operatorët e mediave, përbën një pakujdesi  për të cilën organizatorët duhet të ndiejnë përgjegjësi.

Punonjësit e mediave janë në shërbim të interesit publik dhe në situata të tilla çdo protestues duhet të mundësojë dhe ndihmojë çdo gazetar dhe operator, ndërsa organizatorët kanë përgjegjësi jo vetëm morale për të mbrojtur dhe lehtësuar misionin e çdo punonjësi të mediave.

Rasti i ndodhur sot dëshmon një mungesë  kujdesi dhe riskun pranë të cilit ndodhen gazetarët dhe operatorët  në protesta të cilat mbartin dhunë apo agresivitet protestuesish.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë apelon që forcat e sigurisë dhe organizatorët e tubimeve apo protestave të ndryshme, të respektojnë maksimalisht mbrojtjen e integritetit fizik të gazetarëve dhe të respektojnë lirinë raportuese dhe pasqyruese të tyre. Autorët e kësaj pakujdesie që riskoi qenien fizike të disa kolegëve, të vihen para përgjegjësisë ligjore.

Zyra Informuese

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese