Hapësire reklamuese

Aktualitet

Molotovi mbi gazetarët dhe kameramanët, reagon AMA: E papranueshme

Shkruar nga Newsbomb
Molotovi mbi gazetarët dhe kameramanët, reagon AMA: E papranueshme
Molotovi mbi gazetarët dhe kameramanët

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka reaguar në lidhje me protestën e zhvilluar ditën e sotme para Bashkisë së Tiranës, ku gjatë tubimit u hodh molotov drejt gazetarëve dhe kameramanëve.

“Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, përcolli me shqetësim sot paradite (28.05.2024), incidentin para godinës së Bashkisë së Tiranës, ku siguria e grupit të reporterëve dhe kameramanëve të medias u vu në rrezik si pasojë e përdorimit të lëndëve shpërthyese (molotov).

Pasiguria në punën e medias që mbulon një protestë a demonstratë është e papranueshme, është goditje për fjalën e lirë dhe kufizim për informimin e publikut.

Autoritetet ligjzbatuese të rendit, por dhe organizatorët e protestave, duhet të marrin masa konkrete për të mbrojtur aktivitetin e reporterëve në terren, për të lënë të hapur komunikimin e tyre me publikun në mbulimin e dinamikës së ngjarjeve.

Ju kërkojmë autoriteteve, që të identifikojnë sa më parë dhe të ndjekin ligjërisht çdo akt që sulmon drejtpërdrejt apo rrezikon ekipet e medias që janë në kryerje të detyrës”, thuhet në reagimin e AMA.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese