Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Mjeku me njërën dorë merrte kimio, me tjetrën mjekonte pacientin”, Lorenc Vangjeli tregon rastin e rrallë tek Onkologjiku

Shkruar nga Newsbomb
“Mjeku me njërën dorë merrte kimio, me tjetrën
Fotomontazh: Lorenc Vangjeli

Analisti Lorenc Vangjeli ka komentuar mbrëmjen e kësaj të mërkure skandalin te Spitali Onkologjik, ku u zbulua se si një grup mjekësh, pacientëve të diagnostikuar me kancer nuk u jepnin trajtimin e duhur mjekësor dhe më pas i drejtonin në klinika private.

Vangjeli u shpreh se për mjekët dhe stafin e përmendur në dosje duhet të ndryshohet menjëherë akuza në “tentativë vrasje” apo “vrasje me dashje”. Ndër të tjera, analisti u ndal dhe te mjekët heronj të këtij spitali të cilët meritojnë mirënjohje, ku një prej tyre është Ilir Ohri.

Sipas Vangjelit doktori edhe pse kurohej vetë me kimio, shkonte dhe u shërbente pacientëve.

“Ka mjekë që meritojnë mirënjohje. Unë po përmend të madhin prof. Ilir Ohri në njërën dorë merrte kimio, me tjetrën kuronte pacientët. Dëgjoja dje elementë të dosjes të asaj godine. Unë njoh shumicën e mjekëve që punojnë atje, me secilin prej pacientëve e dinë sesi do përfundojë historia, maksimumi që mund tu bëjnë është tu shtojnë jetën.

Tronditja është ekstreme. Imagjinoni njerëzit që hynë atje janë të dënuar me vdekje, një pjesë e madhe e mjekëve janë heronj. Të përgjysmosh dozën do të thotë ta dënosh me vdekje. Duhet të rishikohet akuza për tentativë vrasje apo vrasje me dashje. Të mendosh pushimet në Maldive, më vjen të thërras katet e ulëta të fjalorit”, u shpreh Vangjeli mbrëmjen e sotme në studion e Top Story.

Një skandal i madh doli në dritë dje, 25 qershor, në vendin tonë. Falë hetimit të zhvilluar nga Prokuroria e Tiranës u zbërthye skema kriminale se si një grup mjekësh e stafi i Spitalit Onkologjik përmes mashtrimit bënin “pazare” me jetën e pacientëve të diagnostikuar me kancer.

Edmond Gashi, mjek pranë spitalit Onkologjik në QSUNT, Emiljano Leka, koordinator pranë Spitalit Onkologjik ne QSUNT, Alketa Ymeri(Pere), mjeke pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT, Brikena Qirjazi, Zv/Drejtoreshë në QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik, Halil Gashi, Florian Marku, administrator i Flori Farma dhe Drilona Kishta janë personat e vënë nën hetim, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin bënin "pazar" me jetën e pacientëve.

Këta shtetas, duke qenë të punësuar pranë Spitalit Onkologjik në QSUT, nuk jepnin shërbimin e duhur në spitalin shtetëror por i orientonin pacientët në klinika private për të marrë shërbimin që kërkohej nga ana e atyre.

Spitali në fjalë i njohur ndryshe dhe si Shërbimi Onkologjik është krijuar me strukturën e një qendre gjithëpërfshirëse të luftës kundër kancerit. Aktualisht ai operon me një ekip multi-disiplinar, i cili merret me diagnostikime, trajtime, analizime, kërkime, raportime, etj, rreth patologjive malinje.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese