Përkushtimi dhe profesionalizmi i lartë i ekipit të mjekëve turq e shqiptarë në Fier i ka shpëtuar jetën një qytetari që kishte nevojë për një ndërhyrje të vështirë kirurgjikale. Ai ka shkuar mbrëmjen e djeshme në Spitalin Rajonal Fier dhe për shkak të specifikave të rastit, nevojitej operacion.
Edhe pse po merrte kujdes maksimal nga mjekët e spitalit, gjendja e pacientit po rëndohej dhe për t'u përballur me situatën, u thirrën në ndihmë edhe mjekët e Spitalit Memorial, të cilët ju përgjigjën menjëherë thirrjes.
Të dy ekipet e mantelbardhëve bashkë me stafet e tyre mbështetëse, arritën ta përmbyllin me sukses këtë sfidë të madhe për jetën e qytetarit.
Spitali Rajonal Fier jep lajmin e mirë dhe falenderon dy mjekët turq, Dr. Ali Arslan dhe Dr. Mehmet Karaday, si dhe mjekët e Spitalit Rajonal Fier Dr. Musa Skenderaj, Dr. Edliri Shuke, Dr. Julian Malaj, Dr. Astrit Xheka dhe Dr. Fred Cuedari.
"Falenderime të veçanta për stafin e vajzave instrumentare, dhe një përshëndetje të veçantë për Dr. Erblin Dollakaj për përkushtimin dhe përgjegjësinë e treguar në menaxhimin e kësaj situate delikate", shkruan Spitali Rajonal Fier.