Reshjet e shiut këtë të hëne i kanë lënë vendin mjegullës së dendur. I gjithë rrethi i Krujës nga Thumana e deri në afërsi të Vlorës është zgjuar nën prezencën e mjegullës së dendur e cila krijon vështirësi në lëvizje.
Të gjithë personat që udhëtojnë nga veriu për në Rinas, Tiranë apo anasjelltas duhet të tregojnë kujdes pasi dukshmëria në këto akse është pothuajse zero.
Burime për mediat bëjnë me dije se shkak i mjegullës së dendur disa fluturime nga Rinasi janë shtyrë dhe disa të tjerë janë vonuar. Konkretisht bëhet fjalë për linja si Tiranë-Dortmund që duhej të ishte nisur në 06:15, linja Tiranë-Trevis nisja e parashikuar në 07:50, Tiranë-Pisa në 07:10, Tiranë-Stamboll me nisje në 08:30.
Mjegulla e dendur ka sjellë edhe probleme në uljen e avionëve dhe nisjen e disa fluturimeve.