Hapësire reklamuese

Aktualitet

Misteri i vdekjes së ndërtuesit në Sarandë, Armand Nelaj viktimë e atentatit apo aksidentit?

Shkruar nga Newsbomb
Misteri i vdekjes së ndërtuesit në Sarandë, Armand Nelaj
FotoMontazh/ Armand Nelaj

Ende e mbuluar me mister mbetet ngjarja e shënuar në Sarandë dy ditë më parë, ku një person humbi jetën nga një shpërthim në det.

Personi që humbi jetën në det është Armand Nelaj, 52 vjeç, i cili prej 13 vitesh zotëron një kompani të mjeteve të rënda të ndërtimit. Mirëpo kjo ngjarje vijon të jetë një mister pasi disa pista janë hedhur në lidhje me vdekjen e biznesmenit.

Fillimisht u tha se 52-vjeçari ishte veshur si palombar dhe gjatë zhytjes në ujë i kishte shpërthyer bombola e oksigjenit. Pistë kjo që u mbështet dhe nga policia, pasi e njëjta gjë thuhej dhe në njoftim.

Sot, në afërsi të Portit Detar të Sarandës, një palombari ende të paidentifikuar, dyshohet se i ka shpërthyer aksidentalisht gjatë zhytjes në det bombola e oksigjenit, ku për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë”, njofton policia.

Mirëpo më pas u hodhën një tjetër pistë, ajo e vrasjes. Mediat raportuan se Nelaj mund të jetë ekzekutuar me lëndë plasëse, pistë kjo që po hetohet edhe autoritetet përkatëse, por që ende nuk ja një informacion zyrtar në lidhje me këto dyshime.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më datë 24.06.2024, informojmë se Komisariati i Policisë Sarandë referoi materialet në Prokurori, pasi në afërsi të Portit Detar Sarandë, dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e një shpërthimi, ndërkohë që notonte në det, pranë gomones së tij, shtetasi A. N., 52 vjeç, banues në Sarandë. Në vijim, pritet akti i ekspertimit per arsyen e shperthimit. Ndërkohë, në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Kujtojmë se shpërthimi ndodhi rreth orës 22:00 të së hënës në qytetin bregdetar, Sarandë, 100 metra larg Portit Detar.

Fillimisht u tha se shpërthimi ndodhi në një skaf, mirëpo Policia përmes një njoftimi zyrtar njoftoi se ka ndërruar jetë një palombar dhe dyshohet se i ka shpërthyer aksidentalisht gjatë zhytjes në det bombola e oksigjenit.

Policia e Sarandës po heton intensivisht për ngjarjen, teksa është ngritur një grup hetimor i drejtuar nga Prokuroria e Sarandës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese