Hapësire reklamuese

Aktualitet

Misteri i dhunimit për vdekje të çiftit në Dropull, ja dy pistat e hetimit të policisë: Dyshime se kanë goditur njëri-tjetrin

Shkruar nga Newsbomb
Misteri i dhunimit për vdekje të çiftit në Dropull, ja dy
Shtepia e dy te moshuarve ne Dropull

Detaje të reja kanë dalë në lidhej me ngjarje e rëndë në fshatin Bodrishtë të Dropullit ku një çift të moshuarish u gjetun të vdekur në oborrin e shtëpisë. Çifti i të moshuarve Kosta Ilia 84 vjeç dhe Kleoniqi Ilia 88 vjeçe janë gjetur mëngjesin e sotëm nga komshinjtë të pajetë dhe me shenja dhune në trup. 

Grupi hetimor i policisë Gjirokastër kanë shkuar në shtëpinë e të moshuarve të ndjerë, ku po hetojnë se çfarë ka ndodhur dhe kush është autori i vrasjes së Kostës dhe Kleoniqi Ilia.

Ndërsa autori nuk është identifikuar ende, janë dy pista ku po hetohet.

Pista e parë që dyshon policia është se mund të ketë ndodhur një grabitje dhe dy të moshuarit janë dhunuar nga grabitësi, por ajo që e hedh poshtë këtë pretendim është se nuk janë gjetur as dyer dhe dritare të hapura si dhe asnjë objekt i dëmtuar.

Gjithashu në portofolin e të moshuarit Kosta Ilia janë gjetur 256 euro dhe në atë të Kleoniqi Ilia janë gjetur 65 euro.

Pista e dytë është se dyshohet se mund të ketë pasur një konflikt mes çiftit, pasi sipas komshinjve dy të moshuarit kohët e fundit kanë pasur grindje të  vazhdueshme, por jo deri në konfrontime fizike.

Disa deklarata të një fëqinje tregon se ata ishin nuk kishin fëmijë, por ishin një çift i lumtur.

“Ishin çift i lumtur, s’kishin as fëmijë asgjë, ishin njëri për tjetrin. Nuk kujdesej njeri për ta sepse jetonin vetëm. I gjeti fqinja, sepse e merrnin në telefon nga Athina, se ka një motër atje dhe nuk e ngrinin. Dhe i thanë shko dhe shiko si është puna. Nuk dëgjuam asgjë, as këta që ishin këtu, se unë jam nga ana tjetër e fshatit”, shton gruaja.

Ajo pohon se ka pasur raste vjedhjeje në fshat dhe i fundit që kujton është rreth 2 vjet më parë.

Njoftimi zyrtar i policisë:

Rreth orës 08:00, janë gjetur nga fqinjët, të pajetë, në banesën e tyre në fshatin Bodrisht, shtetasit K. I., 84 vjeç dhe K. I., 88 vjeçe (bashkëshortë). Nga këqyrjet paraprake të trupave të 2 shtetasve, janë konstatuar shenja dhune, dyshohet të shkaktuara me mjete të forta rrethanore.

Gjithashtu, nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, nuk janë konstatuar thyerje të dyerve apo dritareve, si dhe në brendësi të banesës nuk janë konstatuar çrregullime të orendive.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe së bashku me grupin e posaçëm hetimor të ngritur për këtë rast, në drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet intensive për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese