Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve: Shmangni udhëtimet në zonat e luftës

Shkruar nga Newsbomb
Ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve: Shmangni udhëtimet në
FotoMontazh

Ministria e Jashtme i ka bërë thirrje shqiptarëve që të shmangin udhëtimet në vendet që janë në konflikte ushtarake, vende me trazira politike, epidemi apo fatkeqësi natyrore.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Ministra ka shpërndarë edhe linkun ku shqiptarët mund të kontaktojnë Misionet Dipomatike nga shtete të ndryshme në rast nevoje.

“Të nderuar qytetarë të Republikës së Shqipërisë, ???? Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në funksion të sigurisë së qytetarëve shqiptarë, të cilët planifikojnë lëvizjen jashtë Republikës së Shqipërisë, udhëzon shmangien e udhëtimeve ???? në zonat e përfshira në konflikte ushtarake, vende me trazira politike, epidemi apo fatkeqësi natyrore. ⬇️ Në linkun e mëposhtëm do të gjeni adresat dhe kontakte të nevojshme të Misioneve Diplomatike dhe Posteve Konsullore të Republikës së Shqipërisë: https://punetejashtme.gov.al/perfaqesite-shqiptare-ne-bote/”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë që ky paralajmërim vjen pasi situata është mjaft e tensionuar në Lindjen e Mesme, ku ka sulme dhe kundërsulme mes Izraelit dhe Iranit.

Nga ana tjetër Dubai po përballet me reshje të dendura shiu që kanë shkaktuar përmbytje të shumta në qytet dhe pamje apokaliptike.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese