Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ministria e Drejtësisë i jep 20 miliardë lekë "4 A-M" për burgun për të mitur në Kashar! DOKUMENTET: Ku do ndërtohet dhe si do funksionojë

Shkruar nga Newsbomb
Ministria e Drejtësisë i jep 20 miliardë lekë "4
Renderi i godinave te reja te burgut qe do ndertohet ne Kashar

Qeveria shqiptare do të ndërtojë një institucion të ri për edukimin dhe rehabilitimin e të miturve në Kashar, Tiranë. Newsbomb.al mëson se bëhet fjalë për një kompleks godinash multifunksionale, ku do të trajtohen të dënuarit meshkuj dhe femra.

Tenderi me vlerë 2,101,847,635.20 Lekë të reja është fituar nga bashkimi i kompanive "4 A-M" - “ED KONSTRUKSION” dhe brenda dy vitesh, të gjitha godinat e I.E.V.P Kashar duhet të jenë gati për të pritur 112 të dënuarit e parë.

Kjo procedurë prokurimi është kategorizuar si procedurë "E hapur, mbi kufirin e lartë monetar" për shkak të vlerës prej 2.1 miliardë lekësh të reja. Pamjet e siguruara nga newsbomb.al, në relacionin shoqërues të tenderit, shihet se burgu i ri do të ketë hapësira të bollshme dhe për administratën, salla gjyqi, klasa mësimi, bar kafe, salla konferencash, mensa, biblioteka, qendër shendetësore, etj.

Ministria e Drejtësisë i jep 20 miliardë lekë "4
Gjendja ekzistuese e zones ku do ndertohet burgu

Prona ku do të ndërtohet institucioni edukues për të miturit e dënuar, ndodhet pranë aksit rrugor Tiranë – Qendra administrative Kashar ( rreth 7 km larg qendrës së Tiranës), në afërsi të zonave të banuara. Aktualisht në ketë pronë ndodhen disa godina të ish repartit ushtarak, por sipas dokumenteve ato janë vlerësuar shumë të amortizuara dhe të papërshtatshme për rindërtimin e tyre në funksion të Institucionit të kufizimit të lirisë për të mitur.

SKEMAT FUNKSIONALE DHE E AKSESIMIT TË INSTITUTIT

- 16 femra te denuara, me hapesira te vecanta fjetjeje dhe hapesire sherbimi e takimi te perbashket ne te njejtin modul;

- 32 meshkuj te denuar, me hapesira te vecanta fjetjeje dhe hapesire sherbimi te perbashket ne te njejtin modul;

- 16 persona 18-21 vjecar te denuar, me hapesira te vecanta fjetjeje dhe hapesire sherbimi te perbashket ne te njejtin modul;

- 48 te denuar me regjim te mbyllur, me hapesira te vecanta fjetjeje dhe hapesire sherbimi te perbashket ne te njejtin modul.

Përsa i përket Administratës, në shërbim të saj do të jetë një godinë dy katëshe, ku do të jenë zyrat e arkivave, sallat e mbledhjes, zyrat e drejtuesve, specialistëve dhe sallat e gjyqit. Ndërkohë në katin e dytë do të jenë zyrat e komisarëve, operatorët, burimet njerëzore, një bar-kafe, hapësirat e pritjes, Financa, etj.

Ministria e Drejtësisë i jep 20 miliardë lekë "4
Renderi i godinave te reja te burgut qe do ndertohet ne Kashar

Kurse qendra polifunksionale e cila shërben dhe si pikë referimi për Institutin e Edukimit dhe Rehabilitimit të të Miturve do të jetë pritëse e një sërë aktivitetesh të ndryshme, me në fokus të dënuarit e mitur, si ambienti pritës, sallat e lojërave, palestra, ambientet laboratorike, klasat e mësimit, etj.

Në katin e parë do të jetë mensa dhe qendra shëndetësore, zyrat e psikologëve, ambientet për takim me prindër, qendra shëndetësore, atelie, biblioteka dhe një hapësirë ku të miturit do të qëndrojnë me njëri-tjetrin, raporton newsbomb.al.

Burgu i ri për Edukimin e të Miturve në Mëzesë të Kasharit do të ketë dhe module fjetje krejt të reja për të dënuarit. Për ata të dënuar nga mosha 18 deri në 21 vjeç do të jenë dhoma të veçanta, me hapësira të përbashkëta shërbimi si kuzhina, qëndrimi i përbashkët dhe lavanderia.

Ministria e Drejtësisë i jep 20 miliardë lekë "4
Renderi i godinave te reja te burgut qe do ndertohet ne Kashar

Godinat ku do të flenë meshkujt dhe femrat, sipas relacionit të siguruar nga newsbomb.al, do të kenë një ndryshim nga modulet e mëparshme të burgjeve për të mitur, pasi do të kenë të integruar ambientet e takimeve me prindër dhe hapësirat rekreacionale.

Objekti ku do të qëndrojnë të gjithë të dënuarat vajza do të përmbajë 16 dhoma dhe do të jetë i shtrirë në të gjithë katin, ndërsa objekti për meshkujt do të përmbajë 32 dhoma dhe do të jetë i shtrirë në dy kate.

Për këtë kompleks godinash që do të shërbejë si një institucion i ri i ekzekutimit të vendimeve penale për të miturit, sipas dokumenteve te tenderit që ka siguruar newsbomb.al, Ministria e Drejtësisë ka vendosur t'i japë kompanive "4 A-M" - “ED KONSTRUKSION” plot 2.1 miliardë lekë të reja.

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese