Hapësire reklamuese


Aktualitet

Ministri Manja thirrje autoriteteve: Zbardhni dhunën ndaj profesorit dhe avokatit Sokol Mëngjesi!

Shkruar nga Newsbomb
Ministri Manja thirrje autoriteteve: Zbardhni dhunën ndaj profesorit dhe
Avokati Mengjesi dhe ministri Manja

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja përmes një reagimi dënon sulmin dhe dhunën barbare mëngjesin e sotëm ndaj pedagogut të drejtësisë dhe avokatin e ish-kryeministrit Berisha, Sokol Mëngjesi.

Ngjarja e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure rreth orës 08:50 minuta në rrugën “Pjetër Bogdani”, në ish-Bllok teksa avokati Mëngjesi sapo kishte lënë djalin e tij në kopësht.

Ministri Manja e dënon sulmin ndaj avokatit Sokol Mëngjesi si dhe shprehet se mbështet fjalë për fjalë Dhomën kombëtare të Avokatisë. Ministri i bën thirrje autoriteteve që të zbardhin sa më parë autorët dhe të ndërshkohen.

‘Çdo formë dhune mbi avokatët meriton ndëshkimin e drejtësisë! Mbështes fjalë për fjalë Dhomën Kombëtare të Avokatisë, për dhunën e ushtruar mbi avokatin dhe pedagogun, Sokol Mëngjesi!’- shkruan Manja.

Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë doli sot me një deklaratë për shtyp ku shpreh shqetesimin e thelle lidhur me dhunën e rëndë fizike të ushtruar, mëngjesin e ditës së sotme ndaj avokatit Sokol Mengjesi.

Tre personat e sulmuan dhe dhunuar barbarisht avokat Mëngjesin, duke e goditur me lëvë në kokë. Gjendja e tij shëndetësore është paraqitur e rëndë ndërsa për shkak të hematomave që ka në kokë nga goditjet më levë, gjendja është përkeqësuar më shumë në orët e fundit, për këtë arsye është futur në Intubim.

Ai u vizituat ditën e sotme nga Kreu i Dhomës së Avokatisë Tiranë, Fatmir Braka, Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, vajza e ish-kryeministrit Argita Malltezi dhe avokati Genc Gjokutaj.

Ndërsa nga kqyrja e kamerave të sigurisë deri më tani është identifikuar një nga tre autorët që sulmuan. Kamerat kanë kapur momentin kur autorët sulmojnë avokatin dhe nga pamjet është bërë i mundur identifikimi i një prej autorëve, si edhe mjeti të cilin kanë përdorur për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Avokati doli sot në mëngjes për të dërguar djalin në shkollë, por kur është kthyer tre autorët, të pamaskuar i kanë bërë pritë dhe e kanë dhunuar barbarisht. Mëngjesi është dhunuar barbarisht me grushta dhe leva.

Sot, rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, persona ende të paidentifikuar kanë goditur shtetasin S. M., me profesion avokat.

I dëmtuari është dërguar menjëherë në spital për dhënien e ndihmës mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe strukturat e Policisë së Shtetit janë angazhuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, - njoftoi policia më herët.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese