Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Miku i familjes e përdhunoi dhe e ndau me shokët”, dalin detaje tronditëse nga abuzimi i 13-vjeçares në Lezhë

Shkruar nga Newsbomb
“Miku i familjes e përdhunoi dhe e ndau me shokët”, dalin
Foto ilustruese

Një ngjarje tepër e rëndë u zbulua ditën e djeshme në Lezhë, ku 38-vjeçari Simon Gjoka dyshohet se kryente për më shumë se një viti marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare.

Kjo gjë doli në pah, kur policia kontrolloi telefonin e 38-vjeçarit, i cili ndodhej në komisariat për vjedhje të disa bagëtive. Mirëpo, hetuesit gjetën biseda, fotografi dhe video intime me të miturën, e cila është vajza e një gruaje invalidë, që Gjoka e kishte mike.

Burime për Euronews tregojnë se e mitura, në dëshminë e dhënë ka pohuar se ka kryer marrëdhënie me 38-vjeçarin, duke shfrytëzuar marrëdhënien miqësore që kishte me nënën e 13 vjeçares. Po ashtu ka dyshime të forta që vajza mund të jetë prezantuar nga 38-vjeçari edhe me miq të tij, ndaj ka dyshime se mund të jetë shfrytëzuar për prostitucion.

Vlen të theksohet fakti se 38-vjeçari ka mohuar kategorikisht të ketë kryer marrëdhënie me të miturën, por nga ana tjetër 13-vjeçarja në dëshminë e saj para psikologëve tregon se është përdhunuar që kur ka qenë 12 vjeç.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese