Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Mikrokreditë që po paguhen me jetë, gazetarët tregojnë si “joshen” dhe zhvatën qytetarët

Shkruar nga Newsbomb
Mikrokreditë që po paguhen me jetë, gazetarët tregojnë
Foto ilustruese

Skema e grabitjes së qytetarëve me mikrokreditë është një temë që diskutohet prej ditësh tashmë në media. Kjo skemë zhvatjeje i mori jetën dhe Pal Trashajt, i cili prej vitesh kërkonte drejtësi pasi kjo skemë grabitjeje me mikrokreditë i kishte marrë gjithçka kishte.

Në lidhje me skemën e mikrokredive dhanë më shumë detaje gazetarët në emisionin “Top Story”.

Gazetari Ferdinand Dervishi tha se mashtrimi nis që me ofertat që ata bëjnë për të “joshur” qytetarët që janë në nevojë, por “çmimi është shumë i lartë”.

“Kjo histori fillon që me ofertën që bëjnë këto institucione. Këto të ofrojnë ty, mund te jesh një nevojtar por nuk merr dot kredi të bankat e rregullta ose nuk plotëson kushtet. Këto thonë ne të japim dhe nuk duam t’ja dimë ça hallesh ke ti. Këta futen ne psikologjinë e të fortë, në çdo rast mund ti marr lekët. Këtu nis historia. Nuk bëjnë verifikim a i kthen dot lekët apo jo.

Kam një rast të afërmit të mi që ka marrë 2.1 mln lekë të vjetra, dhe pa dy vitesh merrnin 6.6. mln. Është e tmerrshme, e frikshme! Nga historia e Pal Trashaj, në momentin që e ka shlyer dhe kishte mbetur 47 mijë lekë të vjetra. Ata ia kishin kërkuar 4.5 mln lekë të vjetra, prej vitesh ua thoshte gazetarëve këtë histori por mua nuk ma ka thënë. Ideja e tij me një faturë 4.5 mln thua dale çfarë po ndodh me mua, këtu ti fillon të mos paguash.

Di dhe historinë që për një shumë të vogël, kanë bllokuar prona ku ishte edhe me bashkëpronar, të bllokosh edhe pronën e të tjerëve. Si ka mundësi që një bankë të bllokojë një pagë, minimumi jetik nuk mund të bllokohet”, u shpreh gazetari.

Po ashtu gazetarja dhe botuesja Anila Basha ka zbuluar detaje në lidhje me kredinë që Pal Trashaj mori si konsumator, kredi që e pagoi me jetë.

“Ka pasur tentativa edhe raste të tjera edhe para Ministrisë së Drejtësisë, ku i kanë hedhur benzinë trupit dhe janë ndaluar momentin e fundit. I kemi raportuar, por më pas janë fshirë.

E kemi bërë dhe e kemi thënë, pse e vrau Pal Trashaj veten? Se priti 4.5 vite të kuptonte dhe t’i thoshte dikush se çfarë kishte bërë dhe kush e mashtroi. Nuk i jepte askush përgjigje. Edhe pse shkonte nga një zyrë në tjetrën.

Çfarë ka ndodhur te NOA që funksiononte si bankë, ku mori një kredi prej 4.5 milionë lekësh të vjetra, për një biznes të vetin, ose thënë ndryshe kredi konsumatorë.

Mbas 2-3 vitesh i tha bankës NOA, dëgjo nuk kam mundësi këtë muaj ose këtë dy muaj ta shlyej këtë kredi sepse kam tre kalamaj dhe po paguaj shkollën. Dhe kërkoi t’i shtyhej kredia deri në dhjetor.

Në 2018, kjo kredi e vogël që kishte mbetur i shitet Micro Credit Albania, e cila që në momentin e parë ja 10-fishoi pastaj të gjithë historinë e sa duhet të paguante. NOA ja kishte shitur një institucioni tjetër dhe këtu filloi kalvari i vuajtjes, i bllokuan shtëpinë, rrogën dhe prona.

I bllokuan rrugën, se nuk ja merrnin dot që tja çonin, se duhej një vendim gjykate, as nuk ja lironin. Pra lekët ishin aty dhe Pali nuk i përdonte dot.

Disa banka na deklaruan se kishte shumë kredi të këqija dhe se ranë dakord që ta blenin këto portofolin e kredive të këqija. Kishte ja 800 milion euro, i kishin bizneset e mëdha dhe ja 70 milionë euro ishte pjesa e konsumatorëve të thjeshtë.

Me anë të mashtrimit detyronin qytetarët të firmosnin për të marrë një kredi të re. Këta kanë marr në përdorin vulën e disa përmbaruesve dhe jo të të gjithëve që institucionet financiare, jo bankat, Micro Credit Albania përmed bashkëpunimeve përpilonin dhe u komunikonin bankave të nivelit të dytë mijëra sekuestro të llogarive bankare të qytetarëve pa i njoftuar këto të fundit”, tha ajo.

Po ashtu profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço duke folur për këtë çështje është shprehur se 35% e shqiptarëve janë prekur nga kjo skemë mashtrimi që zhvat qytetarët.

“Në bazë të censit të ri 35% e shqiptarëve janë prekur nga këto skema. Janë familje. Janë mbi 150 mijë familje. Ky është një grup i strukturuar kriminal në bindjen time si jurist. Nuk janë vetëm këta është përmbarimi dhe Banka e Shqipërisë.

Atë në SPAK ka prokurorë që kanë familjarë i kanë aty në bankë dhe duhet të tregojnë se ne nuk intimidohemi fare se kemi familjarët tanë. Se duhet ti kishin hetuar këto mikrokreditë. Duhet ti shkojnë deri në fund. Nuk është rasti i parë ky, ka pasur e tjerë që kanë tentuar të vrasin veten”, tha Karamuço ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese