Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Mijëra paund nga Anglia në Shqipëri, arrestohen katër shqiptarët që kontrabandonin para

Shkruar nga Newsbomb
Mijëra paund nga Anglia në Shqipëri, arrestohen katër
Parate e sekuestruara

Katër shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë angleze, pasi akuzohen për kontrabandim të parave nga Anglia drejt Shqipërisë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se në Dover është arrestuar një 48-vjeçar shqiptar, të cilit në mjet i janë gjetur rreth 200.000 paund, teksa ishte rrugës për në Shqipëri.

Pas një hetimi, po ashtu policia ka arrestuar një 34-vjeçar, një 22-vjeçar dhe një 17-vjeçar, të tre me origjinë shqiptare. Personave në fjalë u janë gjetur 150,000 £, po ashtu në një makinë.

Arrestimet vijnë pas një hetimi dy vjeçar. Hetimi filloi në shkurt 2022 pasi Forcat Kufitare ndaluan 48-vjeçarin në kontrollet e tunelit të Channel në Folkestone, Kent. Brenda furgonit të tij Mercedes Sprinter, i cili ishte nisur për në Tiranë, oficerët gjetën gjithsej 390,000 £ të mbështjella në pako të ndryshme.

Mijëra paund nga Anglia në Shqipëri, arrestohen katër
 

Shtëpia e të dyshuarit në Haringey, Londër, u kontrollua dhe oficerët zbuluan 150,000 £ të tjera në para. 34-vjeçari ishte arrestuar më parë në shtator 2022, kur oficerët zbuluan mbi 20,000 £ në makinën e tij.

Në gusht 2023, u sekuestruan edhe 43,980 £ të tjera, të cilat besohej se ishin të destinuara për t’u transportuar nga grupi në Shqipëri.

Të dy persona mbetën nën hetim derisa u arrestuan sërish dy ditë më parë për të njëtën vepër penale. Që atëherë ata janë liruar me kusht. 22-vjeçari dhe djali 17-vjeçar u lanë të lirë nën hetim në pritje të hetimeve të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese