Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mësuesja kontrollon nxënësin në Devoll, 13-vjeçarit i gjendet biçak në çantë

Shkruar nga Newsbomb

Pas ngjarjes së ndodhur pasditen e së hënës në kryeqytet, ku 14-vjeçarit Martin Cani iu pre jeta në mes nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshi, autoritetet kanë shtuar kontrollet.

Pas Lushnjës dhe Durrësit, edhe  në rrethin e Devollit në nxënësi i është sekuestruar një thikë. Sipas njoftimit të policisë mësohet se një nxënësi i është gjetur në çantë një mjet prerës (biçak)

“Ditën e sotme, në bazë të informacionit të marrë nga një mësuese dhe nga ndihmësspecialisti i zonës, se në një shkollë 9-vjeçare në rrethin e Devollit, një nxënës 13 vjeç mbante në çantë, një mjet prerës (biçak), menjëherë mësuesja, në prani të psikologes dhe stafit drejtues të shkollës, ka kryer kontroll në çantën e 13-vjeçarit.        

Nga kontrolli i çantës u gjet mjeti prerës (biçak), i cili u sekuestrua në cilësinë e provës  materiale nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll.

Nxënësi, i cili nuk ka shfaqur më parë probleme në sjellje në shkollë, është duke u pyetur në prani të prindit, psikologut dhe punonjësit social të shkollës, nga specialisti për Hetimin e Krimeve i Komisariatit të Policisë Devoll. Të gjitha veprimet po kryhen në drejtimin e prokurorit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese